Aksident fatal, humb jetën një 21 vjeçare.

Një aksident fatal ka ndodhur sot në rrugën Ferizaj Lipjan, në fshatin Muzeqinë të Shtimes, ku si pasojë ka humbur jetën një vajzë 21 vjeçare. Kurse pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore. Sipas raporteve të para rasti ka ndodhur kur ngasësi i veturës VW Golf me inicialet VO 26 vjeçar, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin mbi timonin, kalon jashtë rrugës në anën e majtë me çrast automjeti bie në lumin e fshatit.

Në këtë aksident, pasagjerja AA 21 vjeçare ka humbur jetën dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i vi ktimës dërgohet për hetim në IML Prishtinë. Ndërsa pesë të lënduarve, fillimisht iu është dhënë ndihma e parë në emergjencën e Ferizajt, ku dy prej tyre janë dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtejmë mjekësor.