16.5 C
Tirana

Aksident, autobusi përplas për vdekje kalimtarin.

VENDI

Mbrëmjen e sotme rreth orës 19 në aksin rrugor Tepelenë Gjirokastër në afërsi të fshatit Humelice një autobus me drejtues LR 45 vjeç banues Vlorë.

Ka goditur një këmbësor i cili ka ndërruar jetë në vend raporton gazetari i Report Tv Piro Nase.

Viktima është 53 vjeç ndërsa identiteti ende nuk dihet pasi nuk kishte asnjë dokument me vete.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor. Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në komisariatin e policisë Gjirokastër dhe po kryhen veprimet procedurale.

- Advertisement -

TE FUNDIT