10.5 C
Tirana

Aksident, 31 vjeçarja i pret rrugën makinës.

VENDI

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit në fshatin Otllak. Një 31 vjeçare në përpjekje për të hyrë në rrugicën e lagjes së saj i ka prerë rrugën një automjeti që ishte duke udhëtuar në rrugën e tij në drejtim të qytetit të Beratit.

Përplasja mes dy mjeteve ka qënë shumë e fortë mjeti tip Hunday është shkatërruar tërësisht në pjesën e përparme dhe ka dalë jashtë rruge ndërkohë që automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetwsja me iniciale ETh. është goditur në pjesën anësore dhe është fikur në mes të rrugës.

Nëna e 31 vjeçares që ka parë skenën e përplasjes së vajzës nga banesa ka rendur me shpejtësi drejt vajzës por, për shkak se vuante nga zemra i ka rënë menjëherë të fikët në rrugë. Ajo është transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të qytetit të Beratit së bashku me vajzën e plagosur lehtë ndërkohë që drejtuesi i mjetit tip Hunday nuk është dëmtuar.

Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e nënës dhe vajzës është e mirë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forca të shumta të policisë rrugore, të cilët pas ekpertimit të vendngjarjes kanë dalë në përfundimin paraprak se shkak për këtë aksident është bërë shoferja femër që drejtonte automjetin tip Benz.

Aksidenti ndodhi në të njëjtin vend ku dy javë më parë u përplas një autoambulacë me një trajler dhe gjeti vdekjen pacientja 82 vjeçe që po transportohej në spital.

- Advertisement -

TE FUNDIT