13.5 C
Tirana

Agron Tufa nuk dorëzohet: Të vërteta rrënqethëse…

VENDI

Ish kryetari i Institutit për Studimin e Kri meve të Komunizmit, Agron Tufa ka paralajmëruar se shumë shpejt do të nxjerrë në dritë të vërteta rrënqethëse që tregojnë sesi Policia e Shtetit dhe SHISH janë pushtuar nga ish sigurimsat.

Paralajmërimin ai e bëri gjatë një interviste të dhënë për Zërin e Amerikës. Tufa deklaroi se pavarësisht se nuk gëzon më funksion shtetëror, do të gjejë mundësi të tjera për të zbardhur të vërtetat. Kjo për mua nuk ishte vetëm një detyrë buroktratike, por një mision, një kaos. Unë edhe pa qenë në Institut kam studiuar pafundësisht dhe është një luftë e pakompromis.

Unë besoj se do të kemë mundësi të tjera nga disa pikëpmaje të tjera për të thënë të vërteta rrënqethenëse sesi institucionet shtetërore, që nga ato më të lartat siç janë SHISH apo Policia e Shtetit janë të mbushur plot e përplot me njerëzit me backgroundin më të zi ish-sigurimsa. Kjo është e papranueshme dhe gjëja më e zezë e shoqërisë shqiptare, u shpreh Tufa.

Ai foli edhe për kërcënimet dhe sulmet e njëpasnjëshme që ka marrë kohët e fundit. Kërc ënimet kanë qenë për shkak të detyrës dhe ka qenë një konfrontim që duke nisur nga dhjetori i vitit të kaluiar me intensifikim të vazhduar erdhi në prill me një fushatë të hapur në shtyp, në Parlament, në forma nga më të ndryshmet një segment ose një skalion i atyre që unë i quaj enveristë që kanë punuar në organet e drejtësisë komuniste.

Për shkak të pranisë së madhe të ish sigurimsave, unë kalova në një konfrontim të hapur, i cili për fat të keq u shoqërua me shpifje, deri në kërcënime me vdekje, deklaroi Agron Tufa. Tufa dha dorëheqjen pak ditë më parë për të kërkuar azil politik në Zvicër. Edhe pas këtij vendimi, ai u sulmua nga deputeti socialist, Spartak Braho, i cili e kërcënoi se nuk do të gjejë vrimë ku të futet. E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Tufës, i cili dorëzoi padinë në prokurori ndaj Brahos

- Advertisement -

TE FUNDIT