A e dini cili është veprimi i parë që duhet të bëjmë sapo zgjohemi?!

I keni parë ato reklamat e dyshekëvë dhe jastëkëve të njerëzve të lumtur që zgjohen në mëngjes? Epo janë thjesht reklama, e vërteta nuk është si në ekran. Janë të rrallë njerëzit që çohen të qeshur e të lumtur. E vërteta është që të gjithë në duam edhe 5 minuta më shumë në shtrat, e ndalojmë alarmin të paktën 3 herë dhe pasi kemi marrë mundimin të çohemi nga shtrati mendimi i parë është sikur ta bëja pushim sot, të rrija gjithë ditën shtrirë. E duke parë ëndrra me sy hapur fillon ditën pa asnjë grimë energjie. Mëngjeset janë të vështira.

Psikologia e Harvardit Amy Cuddy thotë që mëngjeset tuaja do i ngjasojnë atyre të reklamave nëse bëni pjesë të rutinës suaj një veprim të vetëm. Para se të vendosni këmbët në dysheme, shtendosni muskujt sa më shumë të jetë e mundur. Autore e shumë librave e studimeve Cuddy, mbron tezën se qëndrimi ynë mund të ndikojë mendimet dhe emocionet tona. Përafërsisht 40 përqind e njerëzve që flenë në pozicionin e fetusit, thotë Cuddy mund të përballen me një ditë stresuese ndaj gjëja e parë që duhet të bejmë të gjithë është të shtendosemi. Nuk keni gjë për të humbur ndaj provojeni.