12.5 C
Tirana

A do të kemi reshje shiu, pas këtyre ditëve me diell ? Ja se si pritet të jetë moti për këtë javë

VENDI

Më poshtë po ju njohim se si do të jenë kushtet meteorologjike për javën që presim. Ditën e hënë do të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Ditën e martë reshjet e shiut me intensitet të ulët do të prekin pjesën veriore dhe lokalisht atë qendrore të vendit deri në orët e mesditës.

 

Ditën e mërkurë orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit.
Ditën e enjte dhe të premte parashikohet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira.

 

Era do të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut 2-10m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare dhe zonave pranë tyre, ditën e martë dhe të enjte, do të fitojë intensitet deri në 20m/s.

 

Në fushën termike pritet rritje graduale e temperaturave, më e ndjeshme në vlerat e mesditës. Gjatë javës do të kemi parashikime më të specifikuara.

- Advertisement -

TE FUNDIT