11.5 C
Tirana

8 vjeçarit të sëmurë me tumor i plotësohet dëshira

VENDI

POLICI ME I RI NE QYTET
Olsi 8 vjeçar, që vuan nga tumori, e që ndodhet në QSUT, sot kaloi diten si polic. Kjo është dëshira e tij, të bëhet një polic. I dhuruam një kostum policie, e morem në makinen e polocisë dhe kërkuam të “keqinjte”.
Olsi u kenaq! Ishte një ditë ndryshe nga ajo e spitalit, qe ai e ka perditshmeri.
Por nuk u kënaq vetëm Olsi, por edhe ne të tjerët, që i vogli na ka dhënë mësime jete keto kohe! Olsi eshte nga Tepelena, e mbajne gjysherit, se babai ka probleme shendetesore, e nena ka jeten e saj, diku tjeter. Kete vuan Olsi me shume sot, mungesen e nenes qe nuk e pa kurre, edhe pse me shume se kurre ka nevoje per te.
Sot i vogli me dhuroi kete fleten qe shikoni ne foto, e kishte pikturuar vete per te shprehur mirenjohje dhe falenderime. Sot Olsi me beri dhuraten me te bukur e me te sinqerte qe kam marre deri me sot. Faleminderit shok, e Zoti qofte me ty ne luften tende.

Sa pak gjera behen, por qe falin shume dashuri. Faleminderit Ministrise se Brendshme qe pranoi t’i benim nje surprize shokut tone te vogel, faleminderit Policise se Tirane per bashkepunimin. Faleminderit miqve te mi te Patrulles Shqiponja, Salit, Anes dhe Viktorit, policeve qe ben te mundur qe Olsi sot te qeshte, te kalonte bukur dhe nje dite ndryshe.

Nuk ka pasuri me te madhe sesa te mundesosh buzeqeshjen nje femije qe nuk ka qeshur kurre, e aq me teper, nje femije qe po lufton me jeten. Zoti qofte me ty, mik i vogel!
Nga Osman Stafa

- Advertisement -

TE FUNDIT