9.5 C
Tirana

Si në kohën e Enverit më të mirët/ Rama ‘fshin’ shtete nga harta, Shqipëria e para në luftën me koronavirusin

VENDI

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në facebook ku e ka shpallur Shqipërinë si më të mirën në rajon dhe në Evropë për bilancin “e luftës” me pandeminë.

 

Rama ka publikuar disa fotografi në Facebook me grafikët e renditjes së shteteve ku Shqipëria duket e favorizuar. Sipas grafikut, Shqipëria ka numrin më të të vogël të vdekjeve për 1 milionë banorë në rajon dhe në Evropë me 11 të vdekur për 1 milion banorë.

 

Por duket se Kryeministri ka luajtur me të vërtetën pasi ka lënë jashtë grafikut, qëllimisht disa shtete evropiane që kanë tregues më të mirë se Shqipëria. Në grafikun e qeverisë Rama, përfshihet Rumania por është fshirë Bullgaria e cila ka tregues më ulët se Shqipëria me 10 të vdekur për 1 milionë banorë. Tjetër “lojë” në grafik. Kryeministri ka përfshirë Çekinë në vendet europiane me të cilët krahason Shqipërinë, por ka fshirë, Sllovakinë pasi ka vetëm 4 të vdekur për 1 milionë banorë, dhe bashkë me Bullgarinë do e çonte Shqipërinë dy vende më poshtë në renditje.

 

Dhe jo vetëm këto shtete, pasi në Ballkan ka patur pak viktima dhe pak të sëmurë rëndë si në të dhëna absolute ashtu edhe në të dhëna relative, sikurse duket nga tabela më poshtë. Është fakt se i gjithë Ballkani ka pasur një ecuri të mire, sikurse edhe Shqipëria si pjesë e rajonit. Por vende si, Sllovakia, Bullgaria janë edhe më mirë se Shqipëria dhe këto shtete janë fshirë në grafikun e kryeministrit për ta nxjerrë Shqipërinë, dhe veten në vend të parë në rajon dhe Evropë në luftën ndaj pandemisë.

- Advertisement -

TE FUNDIT