55 vite martesë por koronavirusi ndan çiftin shqiptar, e bija rrëfen historinë prekëse: Nuk rrinin një minutë pa njëri-tjetrin

Në SHBA që prej 8 majit, një hapësirë e posaçme i është kushtuar viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi ku të afërmit e tyre dërgojnë një histori të shkurtër për personat që kanë humbur betejën me Covid-19.

PUBLICITET

 

Mes tyre është edhe një grua 72-vjeçare shqiptare, emigrante në Nju Jork, historinë e së cilës e ka rrëfyer e bija e saj Liria.

 

Nagjija Gjidija dhe bashkëshorti u larguan nga Ballkani në vitet 1970 dhe emigruan në Shtetet e Bashkuara. Çifti Gjidija pati 4 fëmijë, ndërsa nëntorin e vitit të kaluar shënuan edhe 55-vjetorin e martesës.

 

Më 1 prill 2020 fatkeqësisht Nagjija humbi jetën nga një atak kardiak pasi ishte diagnostikuar edhe me sëmundjen vdekjeprurëse të koronavirusit.

 

“Ne ishim drita e jetës së saj, siç ishte ajo drita e jetëve tona. Por ajo nuk donte askënd tjetër më shumë se tim atë. Nuk kalonin kurrë asnjë ditë larg njëri-tjetrit’ -është shprehur Liria.

PUBLICITET