50 raste të reja në 24 orë, ndërron jetë një tjetër person

Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 50 raste të reja me koronavirus.

PUBLICITET

Po ashtu, një pacient 69 vjeçar nga Kruja i prekur nga Covid19 dhe me leukozë akute, ka ndërruar jetë në spitalin infektiv.

 

Në 24 orët e fundit janë shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë, duke e çuar në 1114 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në 24 orët e fundit ka rritje të të shtruarve në spitalin infektiv. Aktualisht po marrin shërbim 64 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 1 është i intubuar.

Në vendin tonë janë aktualisht 682 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.

 

COVID-19 – Statistika (19 Qershor 2020)

Testime totale 22806

Raste pozitive 1838

Raste të shëruara 1114

Raste Aktive 682

Humbje jete 42 (Qarku Tiranë 23, Durrës 8, Fier 4, Vlorë 1, Shkodër 5, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë 317

Durrës 140

Shkodër 112

Vlorë 45

Fier 28

Lezhë 12

Elbasan 11

Korçë 10

Kukës 5

Gjirokastër 1

Berat 1

PUBLICITET