9.5 C
Tirana

Çfarë tregojnë këto shenja tek buzët tuaja?

VENDI

Buzët tona kanë më se një milion nerva dhe janë shumë të ndjeshme. Ato kanë nevojë për kujdes të veçantë. Ndonjëherë ato mund të sinjalizojnë se keni probleme reale me shëndetin dhe duhet ti kushtoni vëmendje këtyre kushteve. Buzë të fryra. Ënjtja mund të jetë një shenjë e një reaksioni alergjik.

Nëse keni vënë re se buzët tuaja bëhen më të mëdha sa herë që përdorni disa produkte kozmetike shpëtoni prej tyre. Buzë të thata dhe të çara. Tharja e buzëve tuaja mund të tregojë mungesë lagështie në pjesën tjetër të trupit. Mund të ndodhë edhe për shkak të temperaturës apo stresit.

Në këtë rast pini më shumë ujë dhe përdorni kremra hidratues. Gjithashtu arsyeja e buzëve të çara mund të jetë një alergji. Plasaritje në çepat e buzëve. Kur pështyma bllokohet në çepat e gojës ajo than lëkurën dhe krijon plasaritje. Lagështira në çepat e buzëve, krijon kushtet për infeksione.

- Advertisement -

TE FUNDIT