8.5 C
Tirana

33 vjeçari hidhet nga lartësia e pallatit

VENDI

Një shtetas i ka dhënë fund jetës mengjesin e kësaj të enjte në Tiranë.
Një 33 vjecar i identifikuar me inicialet A.R. është vetëhedhur nga kati i 12 i pallatit në rrugën “Shefqet Musarai” .

Viktima ka zgjedhur për fat të keq të hidhet nga pjesa e brendshme e shkalleve duke rënë në vendpushimin e godinës duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Dyshohet se 33 vjecari e mori vendimin ekstrem në kushte të rënduara psikologjike.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Rreth orës 06:58 në rrugën e “Shefqet Musarai”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 12-të i pjesës së brendëshme të një pallati shtetasi A. R.,33 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT