17.5 C
Tirana

32- vjeçari nga Malësia e Madhe masakroi me çekiç shokun që kishte njohur në Belgjikë

VENDI

Albert Zekaj, 32 vjeç, banues në Kalldrun, Bashkia Koplik, Malësi e Madhe. Ky është autori i masakrimit me çekiç të 36-vjeçari nga Fieri Kreshnik Beqiarj kufomën e të cilit e kishte flakur në fshatin Daullas të Fierit.
Zekaj e ka pranuar autorësinë e krimit dhe hedhjen e kufomës së shokut pas marrjes në pyetje gjatë prej Policisë së Fierit. Pranimi i krimit erdhi pasi autori tregoi se kishte qënë shok
me viktimën Beqiraj, të cilin e kishte njohur para tre vjetësh në Belgjikë dhe më pas kishin qëndruar edhe në shtëpi me qera në qytetin e Fierit.
Por, më datë 22 qershor 2017 rreth orës 23:00, Zekaj e ka vrarë ne sende te forta shokun dhe trupin e ka hedhur në afërsi të fshatit Daullas.
Policia gjeti pranë kufomës edhe një batanije e cila kishte shërbyer për transportin e trupit, një çekiç me të cilin autori kishte kryer krimin si dhe mbetje të trupit të cilat u dërguan pranë
Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, për ekzaminim të mëtejshëm.
Zekaj akuzohet tani për veprën penale “Vrasje me dashje“.

- Advertisement -

TE FUNDIT