11.5 C
Tirana

3 MUAJ PAS LARGIMIT, KEJVINA KTHELLA RIKTHEHET SËRISH NË ‘XING ME ERMALIN’

VENDI

Vetëm tre muaj pas largimit, Kejvina Kthella do të rikthehet sërish në emisionin ‘Xing me Ermalin’.

Velina e cila u largua me shumë bujë do të rikthehet këtë të shtunë në ekranin e Tv Klan.

Lajmin e ka bërë të ditur moderatori i emisionit Ermal Mamaqi në një postim në Instagram.

Ermali ka publikuar një video gazmore ku shihet Kejvina duke u lëkundur dhe më pas rrëzohet.

‘Këtë të shtunë kthehet Kejvina Kthella në Xing’, shkruan moderatori ne Instagram.

Nuk dihet nëse bukuroshja shqiptare do të rikthehet sërish si velinë apo do të jetë vetëm si e ftuar.

Për më tepër nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim një konfirmim nga Kejvina, ndërkohë vendin e saj e ka zënë një tjetër bukuroshe, Belinda Dragoti.

- Advertisement -

TE FUNDIT