13.5 C
Tirana

29 vjet nga Lëvizja e Studenteve, protesta që solli pluralizmin politik në Shqipëri

VENDI

Kane kaluar 29 vjet nga Lëvizja e Studenteve qe solli rrëzimin e diktaturës komuniste ne Shqipëri.

 

Dhjetori i 1990 shënoi momentin kur regjimi qe kishte izoluar shqiptaret për afërsisht 5 dekada mori fund dhe rrëzimi i tij erdhi nga protesta e studenteve.

 

Mbrëmjen e 8 dhjetorit ne Qytetin Student ikën dritat për shkak te një defekti ne kabinën elektrike, një ngjarje qe shërbeu për te nxitur protestën qe do te kulmonte 4 dite me vone me vendosjen e pluralizmit ne Shqipëri. Ne 8 dhjetor dhjetëra te rinj dolën nga godinat dhe protesta nisi ne ambientet e Qytetit Studenti fillimisht me kërkesa ekonomike dhe një prej figurave qe spikati ishte Azem Hajdari.

 

Protestuesit u nisen drejt qendrës se Tiranës por u bllokuan nga forcat e policisë dhe u ra dakord qe një përfaqësi e tyre te takohej me Ramiz Aline. 14 studente u përballën me presidentin e atëhershëm në një nga sallat e korpusit Qendror të Universitetit dhe kërkesat e tyre ishin te karakterit ekonomik.

 

Ky takim nuk e zgjidhi situatën dhe protesta e studenteve vazhdoi ne datën 9 dhjetor ne sheshin e Qytetit Studenti qe sot i është vendosur emri sheshi Demokracia

 

Revolta e studenteve vazhdoi deri sa ne 11 dhjetor ne mbrëmje, ne takimin e zhvilluar ne Pallatin e Brigadave mes studenteve dhe Ramiz Alise, ky i fundit pranoi vendosjen e pluralizmit politik ne Shqipëri.

- Advertisement -

TE FUNDIT