8.5 C
Tirana

28 Nëntori bashkon të rinjtë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, Çamëria e Presheva në Vlorë

VENDI

Festa e 28 Nëntorit do t’i bashkojë të rinjtë nga të gjitha trojet shqiptare në Vlorë.

Në një organizim të përbashkët, të rinjtë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Çamëria dhe Presheva do të mbajnë një konferencë me temën ‘Sfidat e të rinjve shqiptare dhe roli i tyre në vendimmarrje’ në qytetin e Vlorës

Luma tregoi rreth këtij organizimi që do të mbahet në Vlorë dhe si është agjenda.

“Është organizim i përbashkët me të rinjtë shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Çamëria e Presheva. Po bëhet për nder të 107 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe 75 vjetorit te Çlirimit te Shqipërisë.

Ne këtë dite i kemi disa aktivitete te shumta, si homazhe tek bustet e heronjve Ismail Qemali e Isa Boletini, një ekspozite me fotografi, konferencën mbarëshqiptare me panelistë nga te gjitha këto vende. (Nga Kosova do te jem unë). Pastaj do te ju bashkohemi agjendës se Bashkisë se Vlorës ne një mbrëmje rinore e kështu me radhë. tha ai.

- Advertisement -

TE FUNDIT