13.5 C
Tirana

27 vjeçari kërkonte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por i kalonte në llogari e fondacionit të tij.

VENDI

Një rast i abuzimit me fondet e tërmetit është goditur ditën e sotme nga Policia e Shtetit. Një fondacion me qendër ne Tiranë mashtronte njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti. Nën hetim është vënë drejtuesi i këtij fondacioni, Ajet Shira 27 vjeç.

Ditën e djeshme dy vajza janë kapur në flagrancë duke mbledhur vlera monetare për të prekurit nga tërmeti, në emër të fondacionit. Policia evidenton një rast abuzimi nga një fondacion me qendër në Tiranë, ku punonjës të këtij fondacioni në qytetin e Fierit krahas ndihmave për fondacionin në mënyrë abuzive mashtronin njerëzit duke kërkuar ndihma për të dëmtuarit nga tërmeti.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier proceduan penalisht shtetasin Ajet Shira 27 vjeç banues në Tiranë. 27 vjeçari duke qënë drejtues i një fondacioni me qendër në Tiranë, është autor i dyshuar për veprën penale Mashtrimi i kryer në bashkëpunim.

Pasi ky shtetas, në emër të fondacionit mblidhte ndihma për të prekurit nga tërmeti, por nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këto ndihma nuk kanë shkuar për të prekurit nga tërmeti, por në llogari të fondacionit të tij.

Gjatë ditës së djeshme pranë një qendre tregtare në Fier dy shtetase janë kapur duke mbledhur vlera monetare për njerëzit e prekur nga tërmet, duke mashtruar në emër të këtij fondacioni. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme hetimore.

- Advertisement -

TE FUNDIT