6.5 C
Tirana

2018Ronaldo ka një këshillë për Neymar para Botërorit të Rusisë

VENDI

Me Kupën e Botës në Rusi që po afrohet dhe me Neymar, që po riaftësohet nga lëndimi i tij,
Ronaldo këshilloi bashkëkombësin e tij që “të përqëndrohet vetëm te shëndeti dhe të përpiqet ta mbrojë veten nga presioni, sa më shumë që të jetë e mundur”,
duke shtuar se “jam i sigurt se shërimi i tij do të jetë shumë më i shpejtë se i imi dhe se ai do të jetë në Kupën e Botës”.

Duke menduar në lidhje me opsionet e kombëtares braziliane në Kupën e Botës së kësaj vere, ish-futbollisti i mirënjohur ka thënë:

“Unë kam një ndjenjë të mirë për ekipin brazilian. Kombëtarja jonë ka kaluar nëpër kohë të vështira, por në vitet e fundit ka bërë një punë të mrekullueshme dhe ka fituar shumë besim.

Lëndimi i Neymar është shumë i pafat, por jam i bindur se ai do të rikuperohet në kohë.

Ne, gjithashtu, mund të mbështetemi në lojtarë të tjerë, që janë shumë të mirë”. Ish-sulmuesi i Real Madridit mori pjesë në një ngjarje
me “Nike”, ku kujton ndjenjën e fitimit të Kupës së Botës si diçka “të pabesueshme, fantastike dhe unike”.

- Advertisement -

TE FUNDIT