10.5 C
Tirana

20 vjet në azilin e pleqve, i moshuari: Erdha fshehurazi…

VENDI

Ditën e fundit të vitit 2019 emisioni Historia Ime në u zhvendos në shtëpinë e të moshuarve në Tiranë.

Janë 47 persona të moshës së tretë që po kalojnë ditët në atë shtëpi. Së bashku me personelin dhe të moshuarit Historia Ime ndau disa momente të bukura.

Gazetarja Mirela Milori solli historitë e tyre në këto atmosferë festash. Ndër to edhe ajo e Riza Shashos i cili ka 20 vjet që jeton në azil.

Shasho tregoi që ndihet i kënaqur që jeton në shtëpinë e të moshuarve për shkak të punës së personelit. Ai deklaroi se i ka bërë fshehurazi dokumentet për të shkuar në azil për të mos i rënë askujt në qafë.

Ai theksoi se ishte i detyruar të shkonte për shkak se nëna e tij nuk mund të kujdesej më për atë duke qenë se ai kishte nevojë pasi ishte i plagosur në ushtri.

- Advertisement -

TE FUNDIT