22.5 C
Tirana

20 SHKURT/ Sot, 27 vite nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës. Pamjet historike

VENDI

rezimi i bustit te Enver Hoxhes ne 20 shkurt 1991 eshte padyshim nje nder ngjarjet me te spikatura qe ndikuan ne renien totale te regjimit komunist ne Shqiperi.
Rrezimi i bustit te Enver Hoxhës ndodhi ne një situate te renduar politike ne vend.
Kishte vetem dy muaj qe ishte themeluar Partia Demokratike dhe ishte shpallur dita e zgjedhjeve te para pluraliste ne Shqiperi ne 31 mars 91.
Revolta popullore kishte nisur qysh me protestat e studenteve me fund te dhjetorit per tu shperndare me pas ne cdo qytet te vendit. Rrezimi i busteve te diktatoreve komuniste kishte nisur ne Shkoder me rrezimin e bustit te Stalinit dhe po shperndahej me shpejtesi ne gjithe vendin me rrezimin e busteve te Enver Hoxhes.
Nje nate para shembjes se bustit ne qender te Tiranes nje grup i madh studentesh vendosen te hyjne ne greve urie duke percaktuar nje sere kushtesh drejtuar qeverise se PPSH nder te cilat edhe heqjen e emrit Enver Hoxha universitetit te Tiranes.

- Advertisement -

TE FUNDIT