14.5 C
Tirana

2.3 ton hashash, kokainë e heroinë nga Shqipëria në Itali, detaje të operacionit me 43 të arrestuar

VENDI

Mësohen të tjera detaje rreth një superoperacioni policor që është zhvilluar në Bari të Italisë, ku thuhet se ka ndihmuar edhe Policia shqiptare edhe pse kjo e fundit deri më tani nuk ka dhënë informacione. Referuar lajmeve në mediat italiane mësojmë se operacioni antidrogë i koduar “Shefi” kishte nisur në vitin 2016 dhe në
total për afro dy vitesh janë kapur 2.6 ton drogë; të llojit hashash, kokainë dhe heroinë. Ka dyshime thonë mediat italiane se droga është transportuar përmes rrugës detare Shqipëri-Itali dhe mandej në shtet e tjera të Europës.
Operacioni “Shefi” ka çuar në arrestimin e 43 personave, ku 21 shqiptarë, 20 italianë e 2 shtetas rumunë. Të gjithë nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.
Arrestimet janë kryer në provincat e Barit, Salernos, Teramos, Brindizit, Potenza e Bologna. Po kështu dy prej arrestimeve janë kryer në vendin tonë, por këtë pritet ta sqarojë policia jonë.
Lënda narkotike trafikohej përmes detit nga Shqipëria drejt rajonit të Puglias ku ishin pozicionuar dhe magazinat e konservimit të drogës pas zbarkimit.
Në lagjen Carrasi të qytetit të Barit, policia italiane ka lokalizuar një magazinë droge si dhe ka identifikuar një shtetas shqiptar i konsideruar si kreu i njërës prej organizatave të trafikantëve i cili administronte trafikimin e drogës nga Shqipëria në territorin italian. /Opinion.al
 

- Advertisement -

TE FUNDIT