12.5 C
Tirana

16 vjeçari shqiptar humb jetën teksa ishte në gjumë.

VENDI

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare që jetonte në Itali, në Roseto degli Abruzzi, një qytet në provincën e Teramos. Matteo Marku një djalë 16 vjeçar ka humbur jetën, ndërsa ishte gjumë. Nëna e tij e gjeti djalin të pa jetë në shtrat. Sipas medieve italiane, 16 vjeçari gëzonte shëndet të plotë.

Por mendohett se ajo që i ka marrë jetën ka qenë një arrest kardiak. Matteo kishte lindur në Itali nga prindër shqiptarë. Fatkeqësisht, sot ai nuk u ngrit për të shkuar në shkollë ashtu siç bënte çdo dite, zilja kishte rënë si çdo mëngjes, por Matteo nuk ishte zgjuar, nëna e tij mendoi se ai dëshironte të qëndronte dhe pak në shtrat.

Zgjohu,ke shkollë, e nxiste nëna, por nuk pa asnjë lëvizje të djalit ndaj u afrua dhe pa se Matteo ishte pa ndjenja dhe nuk po merrte frymë. Djali, nga autopsia që ka dalë nuk kishte asnjë problem shëndetësor, ai jetonte me nënën e tij, babanë një punëtor ndërtimi dhe motrën.

- Advertisement -

TE FUNDIT