10.5 C
Tirana

16 vjeçare është kthyer në problem për familjen dhe policinë sepse…

VENDI

Një 16 vjeçare është kthyer në problem për familjen dhe policinë e Bulqizës gjatë muajve të fundit pasi largohet natën duke ikur në drejtim të paditur sipas prindërve.

Burime nga policia e Bulqizës bëjnë me dije se e mitura me inicialet PSh është kthyer në një personazh problematik për ta pasi të paktën gjashtë herë babai ka shkuar për të denoncuar humbjen e vajzës.

Pasi policia fillon kërkimet ajo kthehet në shtëpi duke e kthyer këtë në një veprim të zakonshëm. E mitura është përjashtuar edhe nga shkolla për shkak të numrit të lartë të mungesave ndërsa prindërit i tremben faktit se vajza mund të shfrytëzohet nga persona të tjerë.

Ne janë shprehur prindërit në Polici e trajtojmë vajzën mjaft mirë ashtu siç trajtojmë gjashtë fëmijët e tjerë. Por ajo largohet nga shtëpia tinëz kryesisht natën. Nuk dimë ku vete me kë rri çfarë bën ku ushqehet.

Kemi frikë se po ndodh dicka. Disa ditë më parë është ndalur në doganën e Morinit teksa udhëtonte drejt Kosovës. Nuk na thanë me kë po udhëtonte dhe pse tentoi të largohej nga Dibra, shprehen ata në polici.

Gjatë shoqërimeve të saj në Polici 16 vjeçarja është shprehur. Unë largohem nga shtëpia sepse prindërit nuk më lejojnë të dal me shoqet e shokët. Nuk mund të rri e mbyllur në shtëpi. Kur largohem zakonisht qëndroj te shoqet e mia në Bulqizë Peshkopi e Tiranë.

- Advertisement -

TE FUNDIT