150 euro për të kaluar refugjatë në vendet e BE, arrestohen dy shqiptarë

Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas me precedent të mëparshëm penal.
Ata u kapën duke transportuar shtetas të huaj.

Në pranga gjatë operacionit Përseritësi përfunduan: E. T 42 vjeç, banues në Tiranë (i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve si dhe shtetasi me iniciale F. L 41 vjeç, banues në Linzë, Tiranë, (i dënuar më parë për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë” dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit

Ata u kapën në rrugën nacionale Pogradec-Qafë Thanë, duke transportuar me mjetet tip Benz dhe Peugeot 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin dhe transportimin e tyre drejt vendeve të BE-së, kundrejt fitimit prej 150 euro secilit.