16.5 C
Tirana

12 vite më parë, Julian Deda i vë të gjithë në provë me foton e fundit

VENDI

Aktori i njohur i humorit, Julian Deda ka publikuar së fundmi një foto të 12 viteve më parë në llogarinë e tij në ‘Instagram’.

Në të shfaqet Deda me flokët e gjatë dhe kapele në kokë. Përveç pamjes së aktorit, në të dallohen dhe aparatet telefon që Juli mban në prehërin e tij.

“Gjeni markat e dy celularëve që kam në prehër. Viti 2008”, ka shkruar Deda krah postimit të fundit në rrjetet sociale. Me siguri ky postim i ka bërë jo pak nostalgjikë ndjekësit e Julit, të cilët kanë rikujtuar edhe në komente ato vite.

Juli ka ndarë edhe momente të tjera gjatë kësaj periudhe, duke treguar me ndjekësit e tij se si ka ndryshuar pamja e aktorit gjithë këto vite.

- Advertisement -

TE FUNDIT