16.5 C
Tirana

10 të arrestuar në Elbasan, kreu i grupit një turk

VENDI

Ka shkuar në dhjetë numri i personave të arrestuar në Elbasan, si anëtarë të një grupi kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.
Ndalimi i tyre është bërë në sajë të operacionit të koduar Tranzit ku mes të arrestuarve është kreu i grupit një shtetas turk.
Në kuadër të këtij operacioni përveç 8 të arrestuarve të djeshëm në Elbasan këtë të premte janë vënë në pranga dy shtetas të tjerë me iniciale MK 32 vjeç, dhe MK 56 vjeç.
Ndërkohë të arrestuarit e të enjetes mes tyre edhe kreu i grupit janë; UÇ. 39 vjeç nga Stambolli, koka e grupit, G.B. 33 vjeç, R.SH. 39 vjeç, DQ. 34 vjeç, E.M. 23 vjeç, F.S. 21 vjeç banues në Tiranë RH. 38 vjeç nga Devolli dhe AZ. 32 vjeç nga Tepelena
Informacionet bëjnë me dije se këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.
Ndërkohë uniformat blu vijojnë punën për zbardhjen e plotë të këtij grupi kriminal dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

- Advertisement -

TE FUNDIT