16.5 C
Tirana

10 gjëra që vajza ime duhet të dijë kur të përballet me jetën

VENDI

Vajza ime tani është e vogël, e pafajshme, e pastër dhe nuk kupton se si është bota e sotme. Kur të shkojë 10 vjeç do të fillojë të kuptojë se cilat gjëra janë të mira dhe se cilat jo. E gjithë kjo do të ndodhë shumë shpejt dhe unë dëshiroj që vajzën ta përgatis për çdo gjë dhe në kohën e duhur. Më poshtë do të gjeni se cilat janë disa nga nga gjëra që vajzës dua t’ia tregoj

Thuaj në dreq kur është e nevojshme

Thuaje me sy, thuaje me zemër, thuaje me duar, thuaje me zë të lartë! Thuaje duke ikur tutje vetëm sigurohu që ta thuash! Thuaje kur ndjen se të përbuzin. Thuaje kur nuk të respektojnë. Thuaje kur të gjykojnë. Thuaje kur dikush nuk të trajton në mënyrën që e meriton. Thuaje kur dikush vë dorë mbi ty në mënyrën që nuk të pëlqen. Thuaje! “Shko në dreq!” Sigurohu që personi që po ia thoni t’ju dëgjojë qartë.
Të njohësh diferencën midis Dëshirës dhe Vlerës

Kur një person ju ka qejf apo ju dëshiron, nuk do të thotë që gjithmonë ai edhe të vlerëson ty. Ata mund të të dëshirojnë kaq shumë sa fillon të besosh se të vlerësojnë, por këto janë dy gjëra të ndryshme. Nësë ata ju vlerësojnë, ti do ta kuptosh. Nëse ata nuk e bëjnë, ti përsëri do ta dish. Shko dhe puthi djemtë, por mos i puth nëse ata janë të vrazhdë apo të ashpër me ty. Asnjëherë mos kalo natën me dikë kur nuk deshiron ose nuk i përmbahet marrëveshjes që ju keni berë më parë.
Kënaqësia

Bli këpucë, pi një kafë, ha një çokollatë, bëj një masazh, përdor gjërat më të mira. Edhe në qoftë se ti je e vetmja që ndjen kënaqësi nga keto, bëje. Nuk ka asnjë kuptim që të mos i bësh këto duke pritur që t’i bësh me të tjerët.

Mos u shqetëso për trupin
Të jesh e shëndetshme, praktike, dhe aktive në aktivitete të ndryshme fizike. Ha ushqim të vërtetë që të bën të ndihesh e gjallë dhe bëj gjërat që dëshiron. Përmasat e trupit tend nuk është ajo që ka rëndësi më shumë në këtë jetë. Ajo që ka rëndësi është se si ndihemi kur jemi këtu dhe se si ne i bëjmë të tjerët të ndihen. Fokusohu në këtë.

Mos u ndiej e detyruar
Nëse ti ke një shoqe apo shok që të bën të mos ndihesh mirë, lërë të shkojë. Nëse ti nuk do të bësh diçka mos e bëj. Asnjëherë nuk duhet të ndihesh e detyruar ta bësh diçka – qoftë dhe të veshësh një fustan, një marrëdhënie apo dhe një lojë. Më e rëndësishmja është që asnjëherë mos provo të bindësh dikë për vlerat e tua. Nësë ata nuk janë të bindur për të gjitha atëherë i referohemi numrit 1- lërë të ikë.

Është OK që të jesh e ndjeshme
Nëse dikush të thyen zemrën ose përfundon një marrëdhënie me ty dhe je e dërrmuar, nxirre dufin në sy të tij nëse do. Mos e mbaj përbrenda; qaj, bërtit, tregoji atij çdo gjë që ndjen. Nëse ndihesh e vrarë, thuaje. Lëre të gjithë mllefin e dhimbjen aty dhe pastaj largohu. Mos e thuaj përsëri; ai ju dëgjoi një herë. Mos e merr në telefon pasi ke pirë një gotë. Ti e the atë që ishte e nevojshme për të thënë. Lëviz. Fol me shoqet e tua. Bisedo me mua. Nëse ai deshiron që të vijë në jetën tënde përsëri, ai do të shfaqet përsëri.

Mos bëj asgjë me gjysëm-zemre
Ndonjëherë ne duhet të bëjmë gjëra me gjysmën e zemrës tonë- gjëra të tilla si palosja e rrobave apo pazari. Unë nuk jam duke folur për këto gjëra. Unë jam duke folur për gjëra të mëdha: karrierën tuaj, njeriun me të cilin do të martohesh, shtëpinë ku jetoni, stilin tuaj, miqtë tuaj. Të bësh gjërat e mëdha me gjithë zemrën tënde, me gjithë veten tënde.

Të jesh përgjegjëse për vlerën tënde
Ti je e mrekullueshme. Po, me të vërtetë je. Unë jam nëna jote, kështu që unë gjithmonë do të besoj tek kjo, por unë dua që ti ta besosh këtë gjë më shumë. Me të vërtetë besoje atë. Mos prisni për të tjerët për të vërtetuar atë që ti je. Edhe në qoftë se ata e bëjnë, por ju nuk besoni në veten tuaj të mrekullueshme, ajo kurrë nuk do të jetë një gjë e vërtetë për ju.

Mos e krahaso veten me të tjerët
Kjo është një gjë e vështirë – ndoshta më e vështira. Kur ne e krahasojmë veten me të tjerët, më shumë po sesa jo, ne jemi duke krahasuar në fakt momentet tona më të këqija, dobësitë tona, me gjërat më të forta të tyre. Mos harroni se vetëm për shkak se ti ke pikat e forta të ndryshme nuk do të thotë që ato janë më pak se të të tjerëve.
Ji e butë

Të jesh e butë me veten. Mund të jetë shumë e lehtë për të besuar diçka të keqe që dikush thotë për ne, më lehtë se sa fjalët e mira. Vetëm mbani mend se- çfarë ju besoni është ajo që ju jeni. Duaje veten tënde mjaftueshëm për t’u përqëndruar në gjërat e mira. Mos e mundoni veten vetëm për shkak se bëtë një gabim. Në vend të kësaj, nxirrni një mësim. Kthejeni atë në diçka pozitive.

Disa nga këto gjëra mund të kenë kuptim më vonë, pas disa mësime të vështira në jetë, dhe ndoshta disa nga këto gjëra ti i di tashmë. Sido që të jetë, jeta nuk është e lehtë. Në 40 vitet e mia, kam kuptuar se kur je e shkatërruar, kur jeta nuk është duke bashkëpunuar me ty, gjëja më e mirë që mund të bësh është; të veshësh fustanin e preferuar, të dëgjosh muzikë dhe “në dreq” të shkojë bota./LIving

Nga Katie Smith

- Advertisement -

TE FUNDIT